Ceremonia e “Laureatëve 2020” mbahet më 22 shkurt 2021, pa prani të mysafirëve

0
30

Komiteti Olimpik i Kosovës do të organizojë edicionin e pestë të zgjedhjes së Laureatëve për vitin paraprak.

Për shkak të masave të marra nga Qeveria e Republikës së Kosovës për mbrojtje nga pandemia Covid 19, ceremonia do të mbahet pa praninë e mysafirëve dhe vetëm me praninë e Laureatëve.

Ceremonia organizohet më 22 shkurt 2021 në Hotel Swiss Diamond në Prishtinë dhe do të transmetohet drejtpërdrejt në RTK.

Juria në përbërje anëtarë të Bordit Ekzekutiv të KOK-ut, ish-sportistë dhe gazetarë sportivë, do të zgjedhin çmimet për Laureatët e vitit 2020, sipas kategorive: Sportistja dhe Sportisti i Vitit, Trajneri i Vitit, Kombëtarja e Vitit (meshkujt dhe femrat), Çmimi Special dhe Shpresa e Vitit (meshkuj dhe femrat).