Shaqiri shënon sërish, kjo është deklarata pas golit të sotëm

0
30

Ndërkohë që vazhdojnë spekulimit për largimin e tij nga Liverpooli, xherdan Shaqiri nuk ndikohet aspak prej tyre. Përkundrazi, ai vazhdon të ketë paraqitje të mira me skuadrën angleze, ashtu siç pati edhe sot në fitoren ndaj Fulhamit, ku e shënoi golin e dytë për gjigantin anglez.

“Luaj në një skuadër të madhe dhe me pasimin që më dhanë, nuk e kisha të vështirë të shënoja. Por, për mua nuk ka shumë rëndësi nëse shënoj apo asistoj, rëndësi ka që ndihmoj skuadrën”.

“Jam shumë i lumtur me paraqitjet e mia. Erdha në verë për të ndihmuar skuadrën të ecë përpara dhe të jetë e suksesshme dhe jam i lumtur që deri më tani po bëj mirë”.

“Jemi ende të pamposhtur në Premier League. Shënuam dy gola dhe nuk pësuam, prandaj mund të thuhet që e merituam plotësisht fitoren”, u shpreh sulmuesi  shqiptar me nënshtetësi zvicerane.

Së fundi u spekulua se ai do t’i bashkohet skuadrës së njohur turke, Galatasaray./OxygenPress.info

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu