A do të këndojë Shakira te ura e Mitrovicës? Flet Behgjet Pacolli

0
101

I ftuar në emisionin Oxygen Shoë, Behgjet Pacolli ka treguar se a do të jenë gjasat që Agim Bahtiri ta sjell Shakirën në Kosovë.

Madje ka treguar se fotografia me Shakirën dhe Bahtirin është bërë, por ky ka kërkuar që të mos publikohet, shkruan OxygenPress.

“Ne e kemi arrit atë shkallën e parë, fotografa me Shakiren dhe Agimin është bërë, është fotografia, por i kam thënë mos e publiko atë fotografi se prishmi, mbaje sekret. Është goxha provokative. Unë i thash Agim, këtë fotografi mbaje, se nëse e publikon, gruaja jote e dinë që unë e kam aranzhu atë takim, edhe bijmë në bela o vëlla”, tha ai.

Madje ai është shprehur optimist se një gjë e tillë mund të ndodh.

“Ekziston mundësi reale me ardhë ajo, jemi duke punuar, nuk kemi ardh ende tek ajo pjesë e kontratës për para”, ka thënë Pacolli./ Oxygenpress.info

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu