I pari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli në Oxygen Show të Besim Dinës ka folur edhe për dorëheqjen e Mimoza Kusari-Lilës.
Por, ai ka kërkuar që kjo e fundit të kthehet në parti.
“Ti ke mujt me nal Mimozën, mos me shku, ajo ke kryetare në Gjakovë, pse nuk e nalët. Hajde ktheje Mimozën në AKR, ti vjen edhe regjistrohesh aty në AKR, tani Mimoza mas teje. Du me formu bllokun gjakovar në AKR”, tha ai.
Mirëpo, zëvendëskryeministrit të Kosovës, i ka mbetur hatri kohëve të fundit paksa nga Mimoza Kusari-Lila.
Sipas tij kjo e fundit është duke e kritikuar pa vend.
“Shumë bre Mimoza po më kritikon, nuk e di pse , nuk jom kon aq i keq bre me to. Gjithmonë kom qenë i mirë me to e sene. I kom ni do kritika qitash. Thuj bre le të jetë më e mirë me mue, jo kështu e rreptë”, ka thënë Pacolli. /OxygenPress.info