Gjërat që na mëson Elon Musk për çrregullimet e spektrit të autizmit dhe sindromën Asperger

0
55

Monologu i Elon Musk në “Saturday Night Live” u komentua jo pak, sidomos për faktin që deklaroi për herë të parë se ka sindromën Aspeger. Si një nga njerëzit më të komentuar dhe më me ndikim të momentit, padyshim që deklarata e tij do të shërbejë për mirë në lidhje me konceptin që kanë njerëzit për Aspergerin dhe çrregullimet e spektrit të autizmit në përgjithësi.

1. Spektri i autizmit dhe stereotipet për të.

Spektri i autizmit përmban një grup çrregullimet neurologjike të cilat ndryshojnë nga njëri individ në tjetrin. Për shkak të stereotipeve që rrethojnë përgjithësisht gjendje të tilla, njerëzit priren të krijojnë ide jo gjithmonë të sakta në lidhje me autizmin. Sindroma Asperger (AS) është një nga një grupet e çrregullimeve neurologjike dhe gjendet në skajin e butë të spektrit dhe shumë njerëz klasifikohen si me funksion të lartë (individë që nuk kanë aftësi gjuhësore të vonuara dhe probleme me funksionin njohës). Thënë kjo, mbërrijmë te pika e dytë.

2. Disa njerëz me Asperger janë si gjithë të tjerët, ata mund të mos e dinë që e kanë.

“Në të vërtetë po bëj histori sonte si personi i parë me Asperger që moderon SNL – ose të paktën i pari që e pranoj,” tha Musk në monologun e tij. Kjo në fakt nuk është e vërtetë dhe shumë njerëz në Twitter vunë në dukje se shumë emra të tjerë të njohur kanë folur publikisht për Aspergerin.

Fakti që një nga dy njerëzit më të pasur në botë, yje Hollywood-i dhe aktivistë të njohur, si Greta Thunberg, kanë Asperger, na mëson që këta njerëz mund të jenë të suksesshëm.

3. Personat me Asperger priren të jenë obsesivë.

Kjo nuk është domosdoshmërisht një gjë e keqe. Në vitin 2013, aktori Dan Aykroyd tha për Daily Mail se fiksimi i tij me fantazmat, zbatimin e ligjit dhe gjurmuesin e fantazmave Hans Holzer çuan në krijimin e filmit “Ghostbusters”.

Elon Musk nuk mund të mendohet pa patur parasysh fiksimet e tij, shpesh të pakuptimta për njerëzit, por tepër të rëndësishme për të. Shumë njerëz talleshin me vizionin e tij për makinat elektrike Tesla, por sot kompania e tij është një nga më të suksesshmet në botë.

4. Personat me Asperger mund të kenë probleme me ndërveprimet shoqërore.

Për ironi, në një artikull për njoftimin e Musk për Aspergerin, The Verge shkroi: “Nuk u duk sikur po bënte shaka, por ishte pak e vështirë që të jemi të sigurt se sa i sinqertë ishte Elon, duke pasur parasysh historikun e deklaratave të tij në internet, ku vështirë të dihet kur bën shaka dhe kur jo.” Të mos dish të bësh shaka dhe të mos shfaqësh shprehi në fytyrë në fakt është shenjë e Aspergerit.

Gjatë monologut, Elon përmendi faktin që e ka të vështirë të ketë kontakte me sy me kastin e SNL. “Por mos u shqetësoni, jam shumë i mirë në drejtimin e njeriut drejt modalitetit të imitimit”.

Burimet: The Verge, Inc. Magazine, WebMD