Nga Komuna e Prishtinës
I kemi ndarë çmimin për vepër jetësore POST MORTUM (2020) futbollistit të artë te KF Prishtina – SHEFQET SINANI (1955-2020).
Në emër të familjes çmimin e mori djali i tij Kreshnik Sinani.
Shefqet Sinani ishte pjesë e gjeneratës së artë të KF Prishtina dhe tërë jetën ia kushtoi futbollit, me cilësi të jashtëzakonshme si futbollist dhe një ndër idhujt e mbarë tifozëve shqiptar në vitet e 80-ta.
Do ta kujtojmë përherë Sinanin tonë si njeri të sinqertë, bujar e punëtor të madh me fjalë pak.