Ndahet çmim për vepër jetësore POST MORTUM (2020) futbollistit të artë te KF Prishtina – SHEFQET SINANI

0
65

Nga Komuna e Prishtinës

I kemi ndarë çmimin për vepër jetësore POST MORTUM (2020) futbollistit të artë te KF Prishtina – SHEFQET SINANI (1955-2020).

Në emër të familjes çmimin e mori djali i tij Kreshnik Sinani.

Shefqet Sinani ishte pjesë e gjeneratës së artë të KF Prishtina dhe tërë jetën ia kushtoi futbollit, me cilësi të jashtëzakonshme si futbollist dhe një ndër idhujt e mbarë tifozëve shqiptar në vitet e 80-ta.

Do ta kujtojmë përherë Sinanin tonë si njeri të sinqertë, bujar e punëtor të madh me fjalë pak.