Hadergjonaj: Më vjen keq që s’jam në fushë shkaku i lëndimit, por gjithmonë forca Kosova

0
23

Mbrojtësi i Kombëtares së Kosovës, Florent Hadergjonaj do të mungojë në ndeshjen e sotme përballë San Marinos që ka filluar të luhet në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Hadergjonaj do të mungojë për shkak të një lëndimi por që përkrahja nga ana e tij për djemtë e kombëtares nuk ka munguar, ku përmes një shkrimi në Facebook Hadërgjonaj ka shprehur keqardhje për mungesën por ka thënë “gjithmonë forca Kosova”.

“Më vjen keq që s’jam në fushë shkaku i lëndimit, por gjithmonë forca Kosova”, ka shkruar Hadergjonaj, transmeton Klankosova.tv