Më poshtë janë disa nga paragjykimet që u bëhet grave gjithandej botës.
Fjalët janë krijuar bazuar në problemet që kanë ato mbi baza gjinore:
- E divorcuar: Ajo nuk mund të bëjë një burrë për vete.
- E dhunuar: Çka kishte veshur?
- Martesë pa fëmijë: Është shterpë.
- Nuk bënë djemë: Është krejtësisht faji i saj, nuk zhvillohet mashkulli në mitrën e saj.
- E pasur dhe e pavarur: Është prostitutë.
- Fëmijë problematik: I tërë faji është i nënës, sepse ajo e ka lazdruar atë.
- Ajo dëshiron të merret me sporte: Ti je vazjë!!! Është shumë e vështirë për ty, ky nuk duhet me qenë qëllim yt.
- Ajo është beqar dhe vozit makinën: Ajo i largon meshkujt potencial pët lidhje.
- Flet çka mendon: Është ‘mangup’.
- E pa martuar në të 30at apo 40at: Është e papërgjegjshme.
- E martuar: Është pronë e burrit.
- E tradhëtuar: Është faj i saj, ajo e ka shty drejt tradhëtisë.
- E ve: E ka vrarë burrin e saj për të ja marr pasurinë.
- E rimartuar: Ajo nuk ka mbajtur zi sa duhet për ish bashkëshortin.
- E abuzuar në familje: Cka bëri ajo?
Kur i mendon këto …..
Nuk është aq e lehtë të jeshë grua në këtë botë
/Idea/oxygenpress.info