Paragjykimet në baza gjinore – pse gruaja gjithmonë ka faj?

0
852

Më poshtë janë disa nga paragjykimet që u bëhet grave gjithandej botës.

Fjalët janë krijuar bazuar në problemet që kanë ato mbi baza gjinore:

  1. E divorcuar: Ajo nuk mund të bëjë një burrë për vete.
  2. E dhunuar: Çka kishte veshur?
  3. Martesë pa fëmijë: Është shterpë.
  4. Nuk bënë djemë: Është krejtësisht faji i saj, nuk zhvillohet mashkulli në mitrën e saj.
  5. E pasur dhe e pavarur: Është prostitutë.
  6. Fëmijë problematik: I tërë faji është i nënës, sepse ajo e ka lazdruar atë.
  7. Ajo dëshiron të merret me sporte: Ti je vazjë!!! Është shumë e vështirë për ty, ky nuk duhet me qenë qëllim yt.
  8. Ajo është beqar dhe vozit makinën: Ajo i largon meshkujt potencial pët lidhje.
  9. Flet çka mendon: Është ‘mangup’.
  10. E pa martuar në të 30at apo 40at: Është e papërgjegjshme.
  11. E martuar: Është pronë e burrit.
  12. E tradhëtuar: Është faj i saj, ajo e ka shty drejt tradhëtisë.
  13. E ve: E ka vrarë burrin e saj për të ja marr pasurinë.
  14. E rimartuar: Ajo nuk ka mbajtur zi sa duhet për ish bashkëshortin.
  15. E abuzuar në familje: Cka bëri ajo?

Kur i mendon këto …..

Nuk është aq e lehtë të jeshë grua në këtë botë

/Idea/oxygenpress.info