Përkeqësohet situata në kufirin polako-bjellorus

0
398

Situata në kufirin midis Polonisë dhe Bjellorusisë është përkeqësuar, pasi autoritetet bjelloruse thanë se qindra migrantë kishin mbërritur në kufi, ndërkohë që Polonia raportoi se disa prej tyre tashmë ishin përpjekur të depërtonin në territorin e saj.

Migrantët janë në qendër të një mosmarrëveshjeje të ashpër diplomatike midis presidentit bjellorus Alexander Lukashenko dhe Bashkimit Evropian, i cili nuk e njeh liderin autoritar si një udhëheqës legjitim.

”Një përpjekje për të thyer barrierën kufitare ndodhi pranë qytetit kufitar të Kuznicës”, deklaroi Ministria polake e Mbrojtjes në Twitter.

Fotot dhe një videot nga agjencia shtetërore bjelloruse e lajmeve, Belta, tregojnë qindra njerëz të mbledhur pranë një barriere me tela me gjemba dhe rojet polake të sigurisë të rreshtuar në anën e kundërt të kufirit.