Filmi ‘2000: A post war Odyssey’ i Zgjim Terziqit, ka fituar një çmim prej 8,000 eurove për zhvillimin e skenarit nga Festivali Ndërkombëtar i Filmit në Selanik.
Lajmi u bë i ditur nga vetë regjisori, i cili përmes një statusi në rrjetin social “Facebook” njoftoi se ata fituan çmimin e tyre të tretë përmes kësaj pjese të skriptës.
Ky është filmi i parë artistik i regjisorit Terziqi dhe gjithashtu ka fituar edhe një financim zhvillimi nga Kinematografia e Kosovës.