Dhimbja e eshtrave tek gratë në menopauzë është në rritje

0
521

Një studim i fundit ka zbuluar se dhimbja e eshtrave tek gratë në menopauzë është në rritje.

Hulumtimet vunë në dukje se kjo rritje po ndodh për shkak të plakjes së popullsisë në mbarë botën.

Shumë nga 3.4 milionë femrat e moshës 50 deri në 64 vjeç në Mbretërinë e Bashkuar do të përjetojnë simptoma të menopauzës, me efekte anësore që variojnë nga rrahjet e zemrës deri te ankthi dhe depresioni, shkruan The Independent, transmeton Klankosova.tv.

Studiuesit paralajmëruan se problemi i eshtrace është një simptomë e menopauzës që zakonisht neglizhohet.

Steven Goldstein presidenti i Shoqatës Ndërkombëtare të Menopauzës tha se kjo është një çështje thelbësore

“Shëndeti i eshtrave është një çështje thelbësore për gratë e moshës së mesme”, u shpreh ai.