Sot kryesisht me vransira, në fundjavë kryesisht me diell

0
102
Të enjten kryesisht me vransira e mundësi për riga lokale shiu. Në fundjavë kryesisht me diell dhe temperatura përreth vlerave mesatare.
Ditën e enjte mbetet mot me më shumë vransira mbi vendin tonë, e që nuk përjashtohen mundësi edhe për riga lokale shiu.
Nga dita e premte paraqiten kushte për mot kryesisht me diell, megjithëse të premten e të shtunën do të ketë edhe vransira, ku përreth viseve malore mund të shoqërohen edhe me riga lokale shiu, megjithëse me gjasa të vogla.
Indeksi i cilësisë së ajrit do të jetë kryesisht në vlera të pranueshme dhe të mira, e herë herë vlerat e çastit mund të kalojnë në mesatare dhe të dobëta ditën e premte dhe shtunë.
9.09 – Kryesisht me vransira, vende-vende me mundësi për riga lokale shiu.
10.09 – Më shumë diell, pasdite me vransira lokale, që përreth viseve malore mund të shoqërohen edhe me riga shiu.
11.09 – Kryesisht me diell, pasdite vransira kalimtare.
12.09 – Kryesisht me diell.
13.09 – Kryesisht me diell.
Temperaturat e ajrit megjithë një rënie ditën e enjte, mbeten përreth vlerave mesatare, me minimale që luhaten nga 10C deri 12C, e ato maksimale nga 22C deri 26C.
Do të fryjë erë e lehtë dhe mesatara drejtimesh të ndryshme, por dominante do të jenë erërat nga verilindja 1-6m/s.
Shtypja atmosferike me tendencë të rënies përreth vlerave normale.