OBSH iu bën thirrje vendeve të pasura që të mos japin dozën e tretë të vaksinës

0
881

Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetit (OBSH) u bëri thirrje vendeve të pasura që kanë furnizime të bollshme të vaksinave kundër koronavirusit që të përmbahen nga dhënia e dozës së tretë deri në fund të vitit, duke përforcuar një kërkesë të mëparshme që ishte i injoruar.

Duke folur me gazetarët në Gjenevë, drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së Tedros Adhanom Ghebreyesus tha gjithashtu se ishte i tmerruar nga komentet e një shoqate kryesore të prodhuesve farmaceutikë një ditë më parë, të cilët thanë se furnizimet e vaksinave janë mjaft të shumta për dhënien e dozave të treta, si dhe vaksinimin në vendet që kanë nevojë urgjente për doza dhe që përballen me mungesa të tyre.

“Unë nuk do të hesht kur kompanitë dhe vendet që kontrollojnë furnizimin global të vaksinave mendojnë se të varfrit në botë duhet të jenë të kënaqur me mbetjet”, tha ai, duke shtuar se vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme “nuk ishin në prioritetet e dyta apo të treta”.

“Punonjësit e tyre shëndetësorë, njerëzit e moshuar dhe grupet e tjera në rrezik kanë të njëjtën të drejtë për t’u mbrojtur.”