Instalohen semaforët në kufirin Zvicër-Francë

0
347

Për të zvogëluar bllokimet e trafikut në orët e pikut në fshatrat përreth kufirit, Gjeneva po teston semaforë të rinj në Soral, Chancy, Perly-Ceroux dhe Avusy.

Dritat do të programohen që të lejojnë vetëm 80 për qind të automjeteve që zakonisht kalojnë nëpër dogana.

Këto drita do të funksionojnë nga e hëna në të premten, nga 6 e mëngjesit deri në 8:30, në drejtim nga Franca, në Zvicër, pasi kjo është rrjedha e zakonshme e trafikut të punëtorëve ndërkufitarë.