Policia kërkon bashkëpunim për kapjen e katër të dyshuarve për dy vrasje të ndodhura në Mitrovicë

0
847

Policia po kërkon bashkëpunim dhe ndihmë nga qytetarët për të gjetur katër persona që dyshohet të kenë kryer veprat penale “Vrasje e rëndë”, në Mitrovicë.

“Policia e Kosovës-Drejtoria Rajonale e Policisë në Mitrovicë Jug, me autorizim të lëshuar nga prokurori i shtetit-Departamenti i Krimeve të Rënda të Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, me të cilin është lejuar publikimi përmes mediave të shkruara dhe elektronike i fotografive të personave të poshtëshënuar, kërkon bashkëpunimin më qytetarët dhe beson se me ndihmën e qytetarëve do të bëhet e mundur lokalizimi dhe arrestimi i personave të dyshuar në kërkim”, thuhet në njoftimin e policisë së Mitrovicësm shkruan Klankosova.tv

Dy nga të dyshuarit, të cilët janë identifikuar si Leutrim Selimi dhe Valmir Selimi, po kërkohen nga policia për vrasjen që ka ndodhur më 12 shkurt të këtij viti, në rrugën “Bislim Bajgora” në Mitrovicë.

Ndërkaq dy të tjerët, Fitim Vatovci dhe Adrian Izet, po kërkohen për vrasjen e ndodhur më 19 korrik të këtij viti në rrugën “Evlia Qelebiu”, në Mitrovicë.

Numrat e telefonit dhe adresat elektronike për të kontaktuar policinë:

– 192

– +381 (0)28 532 366-Drejtoria Rajonale Mitrovicë e Jugut

– 044/704 511

– E-mail adresa:info@kosovopolice.com