Francezët, kundër lejeve për të hyrë në bare e restorante

0
120

Disa mijëra njerëz, familjarë, por edhe simpatizantë të së djathtës ekstreme, marshuan në qytete të ndryshme të Francës për të denoncuar lejen shëndetësore të COVID-19, e nevojshme për të hyrë në bare, restorante dhe stadiume.

Rreth 1.600 policë mbikëqyrën tre marshimet në Paris, një javë pasi leja shëndetësore hyri në fuqi.

Duke bërë thirrje për liri, protestuesit thanë se leja kufizon lirinë e tyre dhe është një mënyrë e fshehur për t’i bërë vaksinat të detyrueshme.

Leja shëndetësore tregon nëse njerëzit janë tërësisht të vaksinuar, kanë pasur një test negativ, ose provë se e kanë kaluar koronavirusin.

Manifestimet u mbajtën në një kohë kur Franca po përballet me një numër në rritje të infeksioneve të reja si pasojë e variantit Delta.