“Ta mbajmë mësimin në shkolla”, Pupovci fton mësimdhënësit të vaksinohen

0
115

Zëvendësministri i Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Dukagjin Pupovci tha se mësimdhënësit kanë qenë kategori prioritete dhe presin që të gjithë ata të vaksinohen.

Madje ai në një konferencë për media ka bërë thirrje për vaksinim në mënyrë që viti i ti shkollor të mbahet në shkolla.

“Nuk ekziston ligj që e obligon dikë të vaksinohet. Ftojë mësimdhënësit të vaksinohen në mënyrë që të bëjnë të mundur fillimin e vitit të ri shkollor”.

Ai ka sqaruar se ka filluar aplikimi për studimet bachelor dhe maste dhe ka paralajmëruar lehtësime për studimet e doktoratës, raporton EO, transmeton Klankosova.tv.

“… ka filluar puna për aplikimin e studentëve për semestër për bachelor dhe master. Do të ketë lehtësime edhe për studentët e doktoratës”.