Një tjetër shtet i shtohet listës së vendeve ku shqiptarët mund të udhëtojnë lirisht

0
296

Listës së vendeve ku shqipëtarët mund të lëvizin lirisht, i shtohet edhe Suedia. Me “lirisht” do të thotë se mjafton një test PCR negativ gjatë 48 orëve të fundit për të udhëtuar të qetë.

“Aeroporti “Nënë Tereza” njofton se shqiptarët që janë me pasaportë biometrike, mund të udhëtojnë në Suedi, vetëm me detyrimin e testit PCR negativ të 48 orëve të fundit.”- shkruhet në njoftimin zyrtar.

Që prej fillimit të korrikut një numër i konsiderueshëm shtetesh kanë liruar masat për lëvizjen e shqiptarëve, madje pa qenë nevoja e një testi apo vaksine si Çekia, Zvicra, Belgjika, Spanja, Austria dhe Hollanda.