Haiti kërkon të dërgohen trupa të huaja për mbrojtje pas vrasjes së presidentit

0
72

Shteti i Haitit është duke kërkuar që të dërgohen atje trupa të huaj për ta mbrojtur infrastrukturën kryesore pas vrasjes së presidentit Jovenel Moise.

Qeveria e atjeshme e ka dërguar këtë kërkesë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe në Këshillin e Kombeve të Bashkuara (OKB).

Nga SHBA-të kanë deklaruar se nuk kanë ndonjë plan për të ofruar ndihmë ushtarake “në këtë kohë”.

Policia e këtij shteti kishte deklaruar se një grup prej 28 mercenarësh të huaj e kishin vrarë presidentin, të mërkurën. Pas një beteje me armë në kryeqytetin Port-au-Prince, 17 prej tyre u arrestuan. Tre të dyshuar u vranë nga policia dhe tetë të tjerë ende po kërkohen.

Edhe pse, SHBA-ja nuk do të dërgojë trupa ushtarake, ata të premten deklaruan se do të dërgojnë zyrtarë të FBI-së dhe Departamentit të Sigurisë Kombëtare në Haiti për të ndihmuar në hetimin e vrasjes së presidentit.

OKB-ja do të duhet të miratojë çdo plan për të dërguar trupa ndërkombëtare në Haiti, shkruan BBC.