Lojërat Olimpike në Tokio do të zhvillohen pa spektatorë

0
17

Lojërat Olimpike në Tokio do të zhvillohen pa spektatorë vendas për shkak të rritjes së rasteve me koronavirusin e ri (COVID-19).

Njoftimi, i cili u bë nga ministrja e Olimpiadës Tamayo Marukawa, erdhi menjëherë pasi qeveria japoneze shpalli gjendje të jashtëzakonshme në kryeqytetin Tokio midis 12 korrikut dhe 22 gushtit, raportoi agjencia e lajmeve Kyodo.

Japonia më parë kishte ndaluar praninë e spektatorëve ndërkombëtarë në Lojërat Olimpike, të cilat do të mbahen nga 23 korriku deri më 8 gusht.