Hapet pavijoni i Kosovës në Festivalin e Filmit të “Cannes”

0
30

Tashmë, edicioni i 74-të i Festivalit të Filmit të “Cannes” në Francë ka nisur dhe për të dhjetin vit me radhë Qendra Kinematografike e Kosovës vazhdon të aktive me pavijon në tregun më të madh të filmit në botë, “Marche Du Film”.

Pavijoni i Kosovës në “Cannes”.

Për dallim nga viti i kaluar, kur Kosova, në “Cannes”, mori pjesë vetëm në tregun virtual për shkak të situatës me pandemi, kësaj radhe po vazhdon promovimi i filmave në pavijonin special të krijuar për ekipin nga Kosova.

E veçanta e këtij edicioni është se Kosova për herë të parë do të shfaq dy premiera filmash në këtë festival.

Filmat të cilët do ta kenë premierën në këtë festival prestigjioz është filmi i gjatë artistik “Luaneshat e Kodrës”, i Luana Bajramit, që është një bashkëprodhim me shtetin francez dhe do të shfaqet në programin “Director’s Fortnight”.

“Luaneshat e Kodrës”.

Ndërsa, pos “Luaneshat e Kodrës”, premierë brenda “Cannes”, do të ketë edhe filmi “Pa vend” nga Samir Karahoda, i cili garon për “Palmën e Artë”.

“Pa Vend”

Në anën tjetër, në pavijonin kosovar brenda Festivalit të Filmit “Cannes”, QKK do të promovoj filmat e fundit nga Kosova në kategori dhe faza të ndryshme të zhvillimit.

Po ashtu, brenda këtij aktiviteti do të zhvillohen edhe takime me partnerë ndërkombëtar të kinematografisë, përfaqësues të festivaleve të mëdha ndërkombëtare si dhe me producentë e distributorë të ndryshëm.

Shtandi i Kosovës gjendet në Village International Riviera – Pavilioni Nr. 128.