Do të udhëtoni jashtë me automjetin tuaj? Ja çfarë duhet të dini

0
71

DPSHTRR ka publikuar në faqen zyrtare një njoftim të ri për të gjithë shtetasit që duan të qarkullojnë jashtë shtetit me automjetin e tyre, se si duhet të veprojnë për të marrë patentën dhe/ose lejen e qarkullimit ndërkombëtare.

DPSHTRR fton qytetarët të paraqiten për të aplikuar në Drejtorinë Rajonale sipas vendbanimit. Për Tiranën (te ish-NSHRAK)!

Për Leje Drejtimi Ndërkombëtare duhet marr me vete:

Leje Drejtimi Kombëtare

Dokument identifikimi

1 fotografi

Për Leje Qarkullimi Ndërkombëtare duhet marr me vete:

Leje Qarkullimi Kombëtare

Dokument identifikimi

Vlefshmëria: 3 vjet

Tarifa për çdo shërbim kushton 500 Lekë. Nëse nuk vini dot vetë, mund ta marrë edhe një person tjetër për ju, me vetëdeklarim përgjegjësie njofton DPSHTRR./