Saturday, September 18, 2021
BallinaMërgata ShqiptareOsmani theksoi rolin e kyç që mërgata shqiptare ka pasur dhe ka...

Osmani theksoi rolin e kyç që mërgata shqiptare ka pasur dhe ka në fuqizimin e shtetësisë së Republikës së Kosovës

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani takoi përfaqësuesit e Kongresit Pan-Shqiptar Amerikan, të kryesuar nga z. Bruno Ceka. Presidentja Osmani theksoi rolin e kyç që mërgata shqiptare ka pasur dhe ka në fuqizimin e shtetësisë së Republikës së Kosovës.

Presidentja Osmani vlerësoi kontributin e mërgatës shqiptare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës gjatë viteve të 1990-ta në ndërkombëtarizimin e çështjes së Kosovës. Presidentja Osmani potencoi rolin e rëndësishëm që ka luajtur lobi shqiptar në Washington ndër vite në ndërtimin e urave të bashkëpunimit me senatorët, kongresistët dhe zyrtarët e administratës amerikane duke bërë që zëri i Kosovës të dëgjohet në të gjitha forumet vendim-marrëse.

Përfaqësuesit e Kongresit Pan-Shqiptar Amerikan shprehën gatishmërinë për të vazhduar punën e mëhershme të mërgatës shqiptare në SHBA, si dhe diskutuan mundësitë e bashkëpunimit me institucionet e Kosovës.

Presidentja Osmani inkurajoi përfaqësuesit e Kongresit që të veprojnë me një zë dhe të jenë shembull i unifikimit të mërgatës shqiptare për promovimin e interesave kombëtare të Kosovës në bashkërendim me veprimet e institucioneve të Republikës së Kosovës.

- Reklama -
ARTIKUJ TË NGJAJSHËM

MË TË SHIKUARAT