Saturday, September 18, 2021
BallinaAnkand“Ocean Viking” shpëton 88 migrantë në Mesdhe

“Ocean Viking” shpëton 88 migrantë në Mesdhe

Ocean Viking, anija e shpëtimit e OJQ-së europiane “SOS Méditerranée”, ka shpëtuar 88 migrantë shtesë ditët e fundit në Mesdhe, pas një shpëtimi të parë prej 44 personash të enjten, njoftoi sot OJQ-ja.

“Në tre operacione dhe me katër anije të shpëtuara që nga e enjtja, “Ocean Viking” ka shpëtuar në total 132 persona, përfshirë nëntë gra dhe 40 të mitur”, tha një zëdhënësi i SOS Méditerranée.

Migrantët e shpëtuar përfshijnë migrantë nga Libia, Sudani Jugor, Egjipti, Gambia, Tunizia dhe Siria.

Që nga fillimi i vitit 2021, 866 migrantë kanë humbur jetën në Mesdhe duke u përpjekur të arrijnë në Europë, sipas shifrave të Organizatës Ndërkombëtare për Migracionin (IOM).

“SOS Méditerranée” pretendon se ka shpëtuar më shumë se 30 000 persona që nga shkurti 2016./ATSH

- Reklama -
ARTIKUJ TË NGJAJSHËM

MË TË SHIKUARAT