Në Prizren mbahet turneu i parë ndërkombëtar i mundjes

0
29

Federata e Kosovës për Mundje së bashku me Klubin e Mundjes “Kolosi”, kanë organizuar në Prizren, turneun e parë ndërkombëtar “Dita e Kolosëve”.

Mundësi më i mirë u zgjodh Adian Makolli nga Prishtina ndërkaq mundësja më e mirë Maria Cvetanova nga Maqedonia Veriore.

Ndërsa titulli ‘Tekniku më i Mirë’ i takoi Meridian Xhelili nga Maqedonia.

Në këtë turne i cili u organizua për grup moshën pionier-e dhe kadet morën pjesë 100 mundës nga Kosova, Maqedonia Veriore dhe Shqipëria.

E me brezin e turneut u dekoruan Ajan Salihu nga Maqedonia dhe prizrenasja Vlera Sadiku.