‘Syri i zjarrit’: Ngjarja tronditëse me flakët në oqean

0
423

“Syri i zjarrit” u konsiderua nëpër media një ngjarje tronditëse e të premtes, pamjet e të cilës u bënë virale në rrjete sociale.

Zjarri në Gjirin e Meksikës në oqeanin Atlantik, në perëndim të gadishullit Yucatan u shua, sipas njoftimit të kompanisë shtetërore të naftës, Pemex, e cila tregoi se shkaku ishte një rrjedhje gazi nga një tubacion nënujor.

U deshën më shumë se pesë orë që zjarri të shuhej plotësisht, sipas Pemex. Ai filloi në një tubacion nënujor që lidhet me platformën Ku Maloob Zaap për zhvillimin e naftës, më e rëndësishmja e kompanisë, thanë katër burime për Reuters.

Ku Maloob Zaap ndodhet afër skajit jugor të Gjirit të Meksikës. Kompania shtoi se do të hetonte shkakun e zjarrit. Sipas raporteve, punëtorët e kompanisë përdorën azot për të kontrolluar zjarrin.

Angel Carrizales, kreu i rregullatorit të sigurisë së naftës në Meksikë, ASEA, shkroi në Twitter se incidenti “nuk gjeneroi ndonjë derdhje”. Ai nuk shpjegoi se çfarë po digjej në sipërfaqen e ujit.