Daku fillon stërvitjet me klubin në Kroaci – Osijek me fjalë të mëdha për yllin kosovar

0
156

Mirlind Daku është rikthyer në Kroaci pas një viti e gjysmë të kaluar te Ballkani si huazim.

Top shënuesi i edicionit të kaluar në Superligën e Kosovës, ka pasur shumë oferta, por ka qenë Osijek që ka këmbëngulur ta ketë në radhët e veta.
Daku tanimë është rikthyer në Kroaci dhe ka filluar stërvitjet me klubin në fazën përgatitore.

Klubi kroat ka publikuar disa foto nga stërvitja e parë e Dakut, duke shkruar fjalë të mëdha për të.

“Golashënuesi më i mirë ië kampionatit në Kosovë – Mirlind Daku, iu bashkua përgatitjeve”, ka shkruar klubi kroat.

Mbetet të shihet nëse Daku do të luaj për Osijekun edicionin e ardhshëm, apo klubi kroat do ta shes në ndonjë skuadër tjetër evropiane, pasi ofertat në drejtim të tij nuk janë duke munguar. /Gazeta Olle/