Trepça përforcohet me amerikanin Blackshear

0
56

Basketbollisti amerikan Gerald Blackshear është përforcimi më i ri i KB Trepçës për sezonin e ardhshëm.

Skuadra nga Mitrovica, e ka konfirmuar të enjten transferimin e qendrës Blackshear.

Blackshear (206 cm), edicionin e shkuar ishte pjesë e skuadrës nga Sllovenia, Roganska Crystal ku në 32 ndeshje të luajtura, pati një mesatare prej 6.5 pikëve e 4.4 kërcimeve.

“Në vazhdën e kompletimit të ekipit për edicionin e ri, TREPÇA angazhon qendrën amerikane, Gerald Blackshear. Blackshear edicionin e fundit ka luajtur në elitën e basketbollit në Slloveni, tek ekipi Rogashka”, thuhet në njoftimin e KB Trepçës.

/Gazeta Olle/