10 vite në pritje të transplantit të zemrës, momenti erdhi kur e shoqja po sillte në jetë fëmijën

0
125

Ky është historia emocionuese e një 39 vjeçari që prej 10 vitesh priste për një transplant të zemrës, për shkak të një sëmundje të lindur.

Dhe lajmin për ardhjen e një zemre të përshtatshme për të, e mori në momentin kur e shoqja dhe ai ndodheshin në spital, pasi po bëheshin prindër. Antonio Salvador e mendoi për disa minuta nëse duhej të largohej nga materniteti për në kirurgji, pasi nuk donte të humbiste ardhjen në jetë të djalit. Por e shoqja e shtyu që ai të largohej dhe se gjithçka do të shkonte mirë.

“Kur shkova në kirurgji për transplantin, nuk isha ende baba. Fola me time shoqe në një video- telefonatë dhe i uruam njëri- tjetrit fat… kur u zgjova nga operimi, isha dy herë i lumtur”-tha Antonio.

“S’mund ta besoja se pas 10 vitesh ne do të kishim dhuratën më të çmuar në jetë dhe në të njëjtën kohë, mundësinë për transplantin e Antonios. Djali ynë Samueli, erdhi me një zemër për babain e tij”-tha Ana për median spanjolle.

Në vitin 2002, teksa po dilte nga metroja, Antonio Salvador pësoi një atak kardiak. Fatmirësisht u asistua nga një infermiere që ndodhej pranë dhe që nga ajo kohë ka kërkuar për një transplant zemre, ndërsa gjendja e tij shëndetësore përkeqësohej./Shqiptarët për shqiptarët