Milot Rashica transferohet në Premier League

0
143

Milot Rashica është larguar nga Werder Bremen dhe është transferuar në Ligën Premier të Anglisë.

Ylli nga Kosova ka vendosur të largohet, pasi Werder Bremen ka humbur statutin e skuadrës elitare në Gjermani.

Ka qenë vet Rashica që nëpërmjet një postimi në llogaritë e tij në rrjetet sociale ka konfirmuar se do të largohet nga Werder.

Rashica iu bashkua skuadrës gjermane në vitin 2018, ku deri më tani ka kaluar tri vite e gjysmë në këtë klub

“Të dashur tifozë të Verder Bremen pas 3,5 viteve kam vendosur të pranoj një sfidë të re. Dua t ‘ ju falënderoj nga zemra për mbështetjen gjatë kësaj kohe (jo gjithmonë kaq të lehtë). U ndjeva shumë rehat në Bremen me familjen time. Djali im Tian ka lindur këtu – ja pse Bremeni dhe familja ime do të luajnë gjithmonë një rol shumë të veçantë në zemër. Ju mund të jeni të sigurt se unë do të vazhdoj të mbaj gishtat e duarve të duarve për ju dhe klubin Faleminderit për gjithçka për ju tifozët, bashkëlojtarët e mi dhe gjithë stafin e SVË, qëndroni të sigurt dhe urimet më të mire”, shkroi Rashica në faqen zyrtare.