Kamberi: Pas fjalimit tim Vuçiq arsyetohej me “ka tentativë që të më shpallin kriminel”

0
345

Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka thënë se ka përmendur këtë të hënë Nënkryetaren e Kuvendit të Kosovës, Saranda Bogujevci, si simbolikë për t’i treguar Presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq krimet e kryera në Kosovë.

“I thash se në Kosovë në pushtet janë njerëzit të cilët kanë qenë të burgosur politikë, apo familjet e të cilëve janë vrarë nga shteti serb pa gjyq.

“Serbia nuk e ka asnjë të drejtë kredibile në drejtim të Kosovës duke i bazuar në mitet e mesjetës”, ka thënë Kamberi, njofton Klankosova.tv.

“I bëra me dije se nëse ka njerëzore diçka në të nuk do të mund që ta shikojë në sy Saranda Bogujevcin. Do të bisedonte me njerëz që ua ka vrarë familjet si shtet”.

Kamberi ka përshkruar edhe reagimet e Vuçiq pas fjalimit të tij, duke shtuar se ai është arsyetuar me pohime si: “ka tentativa që të më shpallin kriminel në mënyrë që të dobësohet pozicioni i Serbisë”.

“Reagimet e Vuçiq ishin nervoze sepse u munda që ta njësoj krimin, duke pretenduar se ka krime edhe ndaj serbëve në Kosovë. I thash se keni qenë ministër kur janë kryer krimet në Kosovë.”.