“Pranimi në këtë operë, është një hap shumë i madh për karrierën time internacionale”
Është tenori i ri shqiptar Granit Musliu, i cili ushtron aktivitetin e tij artistik në Gjermani dhe do të jetë tashmë pjesë e shtëpisë operistike “Bayerische Staatsoper” në Mynih, transmeton albinfo.ch.
Thuhet se Musliu ka nënshkruar një marrëveshje me Operën Shtetërore dhe do të jetë pjesë e programit të rregullt të këtij institucioni.
Ai tregon se ky është një hap i madh në karrierën e tij dhe ndjehet mjaft i lumtur, pasi është edhe artisti më i ri në këtë program.
“Pranimi në këtë Operë, është një hap shumë i madh për karrierën time internacionale, duke e ditur që ky teatër ka para vetes performanca me nivele të larta botërore”, shprehet ai. /Albinfo.ch