Mats Hummels: Djali im 3 vjeçar festoi kur shënova autogol, me duhet t’ia mësojë çfarë është autogoli

0
180

Mats Hummels tha se djali i tij tre vjeçar festoi të martën autogolin e tij kundër Francës.

Ylli i Gjermanisë thotë se djali i tij ende nuk e kupton se çfarë është autogoli, dhe se ai mendon se topi që hyn në rrjetë është gjithmonë për festim, edhe nëse e fut atë në portën e portierit tënd.

Prandaj, djali i yllit të Borussia Dortmund u pa duke festuar kur babai i tij shënoi autogol në Euro 2020.

“Ai mendon se topi në rrjetë është gjithmonë i duhur. Më thanë që po festonte. Më duhet ta mësoj atë”, tha Hummels duke folur në një intervistë për Bild.

Qendërmbrojtësi i Gjermanisë u bë lojtari i tretë që shënoi një autogol në Euro 2020 kur ai e ktheu topin në rrjetë të gabuar gjatë humbjes së tyre 1 me 0 ndaj Francës, raporton Daily Mail, transmeton Klankosova.tv.