Mori leje për lirim të përkohshëm, shqiptari nuk kthehet në burgun e Greqisë

0
54

Një shqiptar nuk është rikthyer më në burg në Greqi pasi mori lejen e përkohshme për lirim.

38-vjeçari u lirua dhe pasi përfundoi afatin nuk u rikthye për të vijuar dënimin në burgun bujqësor të Kassavetias.

Ai ishte dënuar për vjedhje dhe sot i mbaroi liria, por ai nuk është paraqitur në burg dhe është shpallur në kërkim nga autoritetet greke, shkruan lapsi.al, transmeton Klan Kosova.