Liridon Leci ndanë rrugët me KF Llapi

0
57

Futbollisti Liridon Leci, është larguar nga Klubi i Futbollit Llapi, këtë e ka bërë të ditur klubi përmes një postimit në rrjetin social facebook.

Mbrojtësi i cili i është bashkuar llapjanëve vitin e kaluar nga KF Drita, i ka skaduar kontrata tek Llapi, njofton Klankosova.tv.

“Kemi mbyllur bashkëpunimin me mbrojtësin e krahut të majtë, Liridon Leci. Ndarja me Lecin ka ardhur në mënyrë shumë profesionale dhe me marrëveshje kemi vendosur ta mbyllim bashkëpunimin”, thuhet në postimin e klubit.

Leci për shumicën e sezonit 2020/21 ishte i lënduar.