Osmani në samitin evropian kërkon njohjen e Kosovës nga shtetet pjesëmarrëse që s’e kanë njohur ende

0
85

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, u ka bërë thirrje pesë shteteve të BE-së që ta njohin Kosovën.

Ajo këtë kërkesë e bëri në samitin vjetor të Procesit të Bashkëpunimit në Evropën Juglindore (SEECP), thuhet sipas njoftimit të Zyrës së Presidentes.

“Republika e Kosovës ka krijuar besim të qartë se integrimi euroatlantik është synim i qytetarëve të saj, por ne duam të sigurohemi që ky proces do të përshpejtohet, për ta garantuar paqen dhe stabilitetin në rajon, por edhe për ta rritur mirëqenien e qytetarëve të rajonit”.

“E ardhmja jonë është në Bashkimin Europian dhe në NATO”, theksoi ajo. Integrimi euroatlantik nuk përbën vetëm një alternativë për ne, ai parqet rrugën e vetme përpara”.

“Por, përkushtimi ynë ndaj integrimeve duhet të njihet nga Bashkimi Evropian. Siç po lëvizim ne me shpejtësi drejt integrimit të vendit tonë, duke i përmbushur të gjitha kërkesat e parashtruara ndaj nesh, edhe Bashkimi Europian duhet ta vlerësojë angazhimin e qytetarëve të Kosovës dhe ta mbajë premtimin për liberalizim të vizave për qytetarët e vendit tonë, por edhe për integrim më të shpejtë të të gjitha vendeve të rajonit në BE”, tha Osmani.