Putin i gatshëm të vazhdojë dialogun me SHBA-në

0
55

Presidenti rus, Vladimir Putin u shpreh i gatshëm për të vazhduar dialogun me SHBA-në nëse kjo e fundit është e gatshme gjithashtu, pas samitit të parë me homologun amerikan, Joe Biden në Gjenevë.

“Ne jemi të gatshëm të vazhdojmë këtë dialog në të njëjtën masë sa pala amerikane është e gatshme”, deklaroi ai gjatë një takimi me të diplomuarit e një shkolle që trajnon zyrtarë të lartë rusë.

Duke iu referuar takimit të tij me Biden, presidenti rus theksoi se ata kishin arritur ta kuptonin njëri-tjetrin, të kuptonin pozicionet e tyre në çështjet kryesore.

Vladimir Poutine më pas shtoi se bashkëbiseduesi i tij e kishte bërë atë efektin e një “profesionisti” me të cilin duhet të punosh me shumë kujdes që të mos humbasësh asgjë.

Samiti i parë mes presidentit rus, Vladimir Putin dhe presidentit amerikan, Joe Biden u cilësuar si konstruktiv nga presidenti rus dhe pozitiv nga presidenti amerikan./ATSH