Prodhimet e reja të kukullave Barbie kanë diçka ndryshe nga gjithë Barbie-t e tjera!

0
71

Linja e re e kukullave Barbie është bërë nga plastika, që nëse s’do përdorej për kukullat, do mbetej si mbeturinë në oqean. Koleksioni “Barbie Loves the Ocean”, i cili ka një temë verore, vjen me tre kukulla dhe elemente të tjera shtesë. Në këtë bashkëpunim, kompania e lodrave u bashkua me kompaninë e riciklimit të plastikës “Envision Plastics”.

“Përpjekjet tona përfaqësojnë hapin tjetër në misionin dhe evolucionin shoqëror të Barbie”, tha Lisa McKnight, drejtuesja globale e portofolit të kompanisë Barbie dhe Dolls, për CNN Business. “Ne po bëjmë  pjesën tonë në mbrojtjen e planetit dhe promovimin e një sjelljeje të mirë, që ndoshta do shërbejë si shembull edhe për gjeneratat që do përdorin këto kukulla.”

Çdo kukull në setin “Barbie Loves the Ocean” kushton 10 dollarë, ndërsa setet me lodra të tjera shkojnë deri në 20$. Si pjesë e serive të vlog-ut të Barbie-t në YouTube, kompania do shfaqë dhe kukullat e reja me një video të quajtur: “Barbie Shares How We can All Protect the Planet” (Barbie tregon se si mund ta mbrojmë të gjithë planetin).

Prodhimet e reja të kukullave Barbie kanë diçka ndryshe nga

Kompania 76-vjeçare e lodrave, më parë u zotua të përdorë 100% materiale plastike të ricikluara ose të riciklueshme në të gjithë produktet dhe paketimet e saj deri në 2030-ën. Në maj, ajo njoftoi dhe nismën e saj të re, që inkurajon konsumatorët të sjellin lodrat e tyre të vjetra, në mënyrë që kompania t’i ripërdorë për produktet e ardhshme.

Pandemia krijoi një rritje të papritur të kërkesës për lodra ndërsa prindërit u bashkuan me fëmijët në shtëpi. Shumë kompani të mëdha lodrash po përpiqen të bëhen më eko-miqësore pas dekadash përdorim në plastikën destruktive mjedisore në produktet dhe paketimet e tyre. Gjetja e alternativave ndaj plastikës është thelbësore për të trajtuar ndryshimin e klimës dhe miratimi i marketingut dhe produkteve “eko-miqësore” është i rëndësishëm për kompanitë pasi konsumatorët janë gjithnjë e më të vetëdijshëm se si zgjedhjet e tyre ndikojnë në planet.

Burimi: CNN