Mehaj përkujton ushtarët e rënë të NATO-s

0
31

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka përkujtuar të gjithë ushtarët e NATO-s dhe KFOR-it që dhanë kontribut për Paravësinë e Kosovës, në 22 vjetorin e çlirimit të vendit.

“Më 12 qershor ne festojmë paqen, çlirimin dhe lirinë tonë, por përherë do t’i përkujtojmë edhe ushtarët e rënë të NATO-s dhe KFOR-it të cilët më 12 qershor, iu bashkuan ndërhyrjes nga ajri kundër regjimit kriminal të Millosheviqit për ta ndaluar gjenocidin mbi popullin shqiptar” është shprehur Mehaj, njofton Klankosova.tv.

Ai së bashku me Presidentën e Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu, Kryetarin e Kuvendit , Glauk Konjufca, Kryeministrin, Albin Kurti, komandantin e FSK-së, gjenerallejtënant, Rrahman Rama dhe zëvendës komandantin e KFOR-it, Günter Schöpf, vendosën kurora lulesh te Pllaka Përkujtimore në nderim të ushtarëve të rënë të NATO-s.