Distria Krasniqi shkon në gjysmëfinale të botërorit në Budapest

0
43

Distria Krasniqi ka arritur të kualifikohet në gjysmëfinale të Kampionatit Botëror të xhudos që po mbahet në Budapest të Hungarisë.

Krasniqi në çerekfinale e mundi me IPPON xhudisten spanjolle, Laura Martinez Abelenda.

Ajo ka prekur gjysmëfinalen e botërorit në kryeqytetin hungarez.

Në dy raundet e para, Krasniqi kaloi pa luftë, kurse në të tretin fitoi ndaj Sabina Giliazovas.

Në gjysmëfinale, Krasniqi do të përballet me xhudisten japoneze Natsumi Tsunoda.