Disa lagje të Prishtinës gjatë ditës së hënë do të mbesin pa ujë

0
155

Një pjesë e qytetit të Prishtinës gjatë ditës së hënë mund të mbetet pa ujë për shkak të punimeve teknike të KEDS-it.

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” njofton se punimet që priten të zgjasin nga ora 09:00 deri në ora 18:00 mund të çrregullojnë furnizimin me ujë të pijes.

“Gjatë ditës së hënë, 7 qershor, KEDS-i përmes kontraktorit të tyre ka planifikuar punime teknike, konkretisht zbatimin e punimeve elektrike në stacionin e pompave në Mirëditë. Punimet do zgjasin nga ora 09:00-18:00. Zonat që mund të afektohen nga këto punime janë: lagjet ‘Taslixhe’, ‘Mati’, ‘Sofalia’, ‘Zllatari’, ‘Qendër’ dhe një pjesë e banesave të bardha të lagjes Bregu i Diellit, rruga e ‘Bledit’ dhe rruga ‘Isa Kastrati’ në Prishtinë”, thuhet në njoftim.