Shtëpia e Bardhë vetëm se ka publikuar planin për shpërndarjen 25 mijë dozave të para të vaksinave, rreth gjashtë milion vaksina nga kjo pjesë e parë janë ndarë për vendet mike të SHBA-së dhe që janë më prioritet për ata, këtu hynë edhe Kosova.
“Përafërsisht 6 milionë doza do të jenë për vendet e rajonit që janë prioritet dhe vendet partnere, përfshirë Meksika, Kanada dhe Republika e Koresë, Bregu Perëndimor dhe Gaza, Ukraina, Kosova, Haiti, Gjeorgjia, Egjipti, Jordania, Iraku dhe Jemen, si dhe për punëtorët e vijës së frontit të Kombeve të Bashkuara”, thuhet në njoftimin e Shtëpisë së Bardhë.
Aty tutje thuhet se 19 milionë doza të vaksinave do të ndahen nëpërmjet programit COVAX.
“Përafërsisht 6 milionë doza janë për Amerikën Jugore dhe Qendrore për vendet e mëposhtme: Brazil, Argjentinë, Kolumbi, Kosta Rika, Peru, Ekuador, Paraguai, Bolivi, Guatemala, El Salvador, Honduras, Panama, Haiti dhe vendet e tjera të Komunitetit Karaibe (CARICOM), si dhe Republika Dominikane”.
“Përafërsisht 7 milionë doza janë për Azinë në vendet e mëposhtme: Indi, Nepal, Bangladesh, Pakistan, Shiri Lanka, Afganistan, Maldive, Malajzi, Filipine, Vietnam, Indonezi, Tajlandë, Laos, Papua Guinea e Re, Tajvan dhe Ishujt Paqësor. Përafërsisht 5 milionë doza janë për Afrikën që do të ndahen me vendet që do të zgjidhen në koordinim me Bashkimin Afrikan”, thuhet tutje në njoftim.
75 përqind e 80 milionë dozave të vaksinave do të ndahen nëpërmjet mekanizmit COVAX, qëllimi i krejt këtyre vaksinave është që të ndihmohet sa më shumë në përfundimin e koronavirusit në botë.