Kina konfirmon rastin e parë të transmetimit te njeriu të gripit të shpendëve H10N3

0
397

Një 41-vjeçar në provincën lindore Jiangsu në Kinë është konfirmuar si rasti i parë njerëzor i infeksionit me llojin H10N3 të gripit të shpendëve, megjithëse zyrtarët shëndetësorë në Kinë thanë se rreziku i përhapjes në shkallë të gjerë mbetet i ulët.

Burri, një banor i qytetit të Zhenjiang, shkoi në spital më 28 prill pasi kishte temperaturë dhe simptoma të tjera, tha Komisioni Kombëtar i Shëndetit në Kinë.

Ai u diagnostikua se kishte virusin e gripit të shpendëve H10N3 më 28 maj. 41-vjeçari ishte në gjendje të qëndrueshme dhe i gatshëm të dilte nga spitali. Vëzhgimi mjekësor i kontakteve të tij të ngushta nuk gjeti ndonjë rast tjetër.

Shumë lloje të ndryshme të gripit të shpendëve janë të pranishme në Kinë dhe disa infektojnë në mënyrë sporadike njerëz, zakonisht ata që punojnë me shpendët. Nuk ka pasur një numër të konsiderueshëm të infeksioneve njerëzore me gripin e shpendëve që kur lloji H7N9 vrau rreth 300 njerëz gjatë periudhës 2016-2017.

Burimet: Guardian, NBC News