500 mijë njerëz mbesin pa ujë pas shpërthimit të vullkanit në Kongo

0
52

Gati 500,000 njerëz në Republikën Demokratike të Kongos kanë mbetur pa ujë të pijshëm pas shpërthimit të një vullkani, siç ka thënë qendra për bamirësi Médecins Sans Frontières (MSF).

Ajo thotë se kolera është endemike dhe përbën një kërcënim të madh, prandaj edhe ekziston një nevojë urgjente për t’u siguruar njerëzve ujë të pijshëm dhe të sigurt, njofton Klan Kosova.

Një rezervuar dhe disa tuba u dëmtuan kur mali Nyiragongo shpërtheu më 22 maj.

Qindra mijëra njerëz ende s’mund të kthehen në shtëpitë e tyre.

“Ne po ndihmojmë në nevojat urgjente të njerëzve të zhvendosur, por nuk është e mjaftueshme”, tha Magali Roudaut, shefi i misionit të MSF.

“Ne kërkojmë mbështetje urgjente të organizatave të tjera humanitare për të ndihmuar njerëzit”.