Moderna kërkon autorizimin e plotë të vaksinës së saj antiCOVID-19

0
66

Moderna njoftoi sot se ka depozituar një kërkesë për autorizim të plotë për vaksinën e saj kundër COVID-19 në Agjencinë e Barnave të SHBA-së për personat 18 vjeç e lart.

“Ne jemi të lumtur të shpallim këtë hap të rëndësishëm”, tha kreu i Moderna-s, Stéphane Bancel, i cituar në një deklaratë.

Vaksina ka marrë autorizimin për përdorim urgjent në SHBA që nga 18 dhjetori, një procedurë që ka bërë të mundur përshpejtimin e përgjigjes ndaj krizës shëndetësore.

Më shumë se 124 milionë doza të vaksinës Moderna janë administruar që nga ajo kohë në të gjithë vendin, sipas të dhënave nga Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC), agjencia kryesore federale e Shëndetit Publik të vendit./ATSH