Prishtina feston 1 Qershorin, Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve me shunë aktivitete

0
160

1 Qershori, Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve është festa më e dashur për fëmijët.

Kjo ditë është kthyer jo vetëm në një ditë festive, por edhe në një ditë sensibilizimi, për t’i thënë jo dhunës dhe abuzimit ndaj fëmijëve.
Në këtë ditë fëmijët bëhen qendra e botës dhe aktivitete të shumta u kushtohen vetëm atyre.

Për të shënuar 1 Qershorin në mënyrën më të veçantë, Drejtoria e Kulturës dhe Sportit në Komunën e Prishtinës është kujdesur që të organizojë një sërë aktivitetesh ku secili fëmijë do të mund ta gjejë veten.

Andaj, fëmijë të dashur, për të përjetuar momente të veçanta dhe kënaqësi pafund, bashkë me prindërit tuaj, ju ftojmë të bëheni pjesë e këtyre aktiviteteve.
Prishtina Feston është pjesë e 22 aktiviteteve që Komuna e Prishtinës i organizon për nder të 22-vjetorit të çlirimit të qytetit.
Lista e aktiviteteve të 1 Qershorit:

Antarësim pa pagesë për fëmijë në Bibliotekën e qytetit “Hivzi Sulejmani”
Vendi: Biblioteka në Dardani, sektori i fëmijëve, ora 09:00 – 16:00

Asambleja Komunale e Fëmijëve të Prishtinës 
Vendi: Kuvendi Komunal i Komunës së Prishtinës, ora 11:00

Shfaqja për fëmijë “Lira dhe Titi”
Vendi: Teatri i qytetit të Prishtinës “Dodona”, ora 12:00

Xhaxhi Piktori në Prishtinë


Vendi: KultPlus Caffe Gallery, në Ulpianë te Fontana, ora 16:00

Pingpong për fëmijë


Vendi: Amfiteatri i Prishtinës, Sheshi ‘Zahir Pajaziti’, ora 16:00

Fëmijët me biçikleta


Vendi: Sheshi ‘Zahir Pajaziti’, ora 16:00

Koncerti muzikor: “Fëmijët e Prishtinës”
Vendi: Salla e Kuqe, ora 17:00

Drive in Cinema for Kids – Filmi “INSIDE OUT”


Vendi: Parkingu mbrapa Pallatit të Rinisë, ora 19:00

‘Anti Bully-21’ organizuar nga OJQ “ETEA”


Vendi: Kino Armata, ora 20:00

Të gjitha aktivitetet do të mbahen në përputhshmëri të plotë me masat e vendosura nga Qeveria për parandalimin e virusi Covid-19.