Përurohet çerdhja e parë publike në Prizren, marrin pjesë Kurti dhe Nagavci

0
101

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe ministrja e Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, kanë marrë pjesë në përurimin e çerdhes së parë publike në Prizren.

Ata sot kanë vizituar komunën e Prizrenit, ndërsa së bashku me kryetarin e Komunës, Mytaher Haskuka kanë përuruar çerdhen e parë publike në këtë vend.

Aktiviteti i tyre që ka nisur nga ora 11:00, në lagjen “11 Marsi”, do të vazhdojë në ora 12:00 për vizitë në Parkun e Biznesit në Prizren teksa përfundon me vizitë në fshatin Kabash në ora 12:30.