Ministria e Shëndetësisë: Deri më sot vaksinën kundër COVID-19 e kanë marrë mbi 64 mijë persona

0
28

64 mijë e 776 persona e kanë marrë vaksinën anti-COVID që nga fillimi i vaksinimit në Kosovë.

Kështu bëri të ditur Ministria e Shëndetësisë nëpëmjet një njoftimi.

Sipas MSH-së vetëm gjatë 24 orëve janë vaksinuar 1 mijë e 120 persona.

Tutje bëhet e ditur se janë shënuar vetëm pesë raste pozitive me koronavirus, nga 2 mijë e shtatë testime.